E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës/ Kapet 200 gramë heroinë, tre në pranga

Policia e Durrësit ka sekuestruar mbi 200 gramë heroinë të pastër dhe ka vënë në pranga 3 shpërndarës të lëndës narkotike.
Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Durrësit konfirmuan finalizimin me sukses të operacionit të koduar "Trekëndëshi" ku është bërë e mundur edhe arrestimi i tre të rinjve të cilët akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike. Kështu sipas policisë janë arrestuar shtetasit Agustin Ndoji 24 vjeç, Enea Tabaku 25 vjeç dhe Saimir Jusufi 28 vjeç pasi janë kapur në flagrancë duke shpërndarë drogë.
Dyshohet se tre të rinjtë ishin prej kohësh në rrjetin e shpërdarjes së lëndëve narkotike.
Megjithëatë, ende nuk është e qartë nëse e gjithë sasia e narkotikut ishte për tregun e brendshëm të në Durrës, apo do të shpërndahej dhe në zona të tjera të vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›