Fier, arrestohet 19 vjecaripër grabitje me armë
FIER- Një 19 vjecar ka tentuar të grabisë me armë udhëtarët që ishin pasagjerë të një furgoni në linjën Fier-Seman, por ka dështuar pasi njëri nga udhëtarët e ka njohur 19 vjecarin, Inis Xhafaj nga Mbrostari i Fierit.
Policia ka arrestuar autorin nën akuzën e grabitjes me armë të mbetur në tentnativë. I riu kishte ndaluar furgonin që udhëtontë ne rrugën Fier-Seman, duke përdorur kërcënimet me armë.
Pasi ka ndaluar makinën dhe po tentonte grabitjen, njëri nga personat që ndodheshin në automjet e ka njohur autorin e ngjarjes dhe i ka thirrur në emër atij. Menjëherë i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa të dëmtuarit kanë depozituar kallëzim penal në policinë e Fierit.
Kjo e fundit është vënë në ndjekje të autorit të ngjarjes, i cili është arrestuar së bashku me armën e krimit, pak orë pas ngjarjes.
(e.n/news24/BalkanWeb)