E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet e Topitmaxhoranca pro Bicitrrëzohet Sokol Como

TIRANE- Kuvendi ka miratuar gjatë seancës së të enjtes vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e presidentit Topi për anëtar të Gjykatës së Lartë, Medi Bici.

Me 71 vota pro, deputetët e maxhorancës kanë miratuar me votim të hapur kadidaturën e Medi Bicit, ndërsa sikurse pritej pas vendimeve të djeshme të Komisionit të Ligjeve, është rrëzuar kandidatura e Sokol Comos.

Rrëzimi i Comos u bë me 64 vota kundër të deputetëve të Partisë Demokratike, 4 vota pro nga të zgjedhurit e LSI-së dhe 3 abstenime.

Ndërkohë, ka kaluar në Kuvend edhe ligji për inspektimin financiar.

Opozita u largua nga seanca plenare përpara fillimit të votimit duke e cilësuar si një proces të montuar politikisht procesin e votimit të kandidaturave për anëtarët e Gjykatës së Lartë.

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, ndërsa theksoi se kandidatët e rrëzuar nga mazhoranca janë ndër jursitët më të shquar në vend, Xhafaj u shpreh se rasti i zotit Como sikurse rrëzimi i Vangjel Kostës, janë vetëm viktima të ekzekutimit politik të kryeministrit të vendit, që sic tha ai synon të ekzekutojë sistemin gjyqësor.
(e.n/BalkanWeb) Lidhje te tjera Dekretet, PS braktis seancën: Po ekzekutoni gjyqesorin

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›