E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekretet, maxhoranca: Votimi i hapur mundësi për opozitën

Deputetët e maxhorancës thanë se këto ndryshime janë një instrument që i shërben transparencës dhe që i jep mundësi opozitës të mbikëqyrë e të kontestojë publikisht çdo kandidaturë që mund të zgjidhet për interesa të tjera të ndryshme nga interesat e drejtësisë.

Po kjo është kundërshtuar nga kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi. Deputetët e maxhorancës thanë se këto ndryshime janë një instrument që i jep mundësi Kuvendit të shprehë përgjegjësinë përpara shqiptarëve.

“është garancia e vetme që shqiptarët kanë për të siguruar që njerëzit më profesionistë dhe më me integritet të zgjidhen në organet e larta të drejtësisë. është instrument që synon të garantojë një sistem drejtësie të pakurruptuar e që gëzon besimin e shqiptarëve.

Ky propozim është në përputhje me vlerësimet që Komisioni i Venecias i ka bërë procedurave të votimit në të gjitha vendet evropiane. Ky përmirësim i ligjit të Kuvendit forcon transparencën që i kërkon Kushtetuta për një procedurë të tillë”, thekson njoftimi i Kuvendit të Shqipërisë.

Në mbledhje u bë propozimi që votimi të bëhet nominal, gjë për të cilën i takon Kuvendit të vendosë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›