E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dekretet për Gjykatën e Lartë, Ndreca-Thanza sot tek ‘Ligjet’

TIRANE-Komisioni parlamentar për Çështjet Ligjore do të shqyrtojë sot dy dekretet e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani për dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë. Admir Thanza dhe Tom Ndreca janë dy kandidaturat që pritet të zëvendësojnë në këtë post Besnik Imerajn dhe Gani Dizdarin të cilët kaluan tek Gjykata Kushtetuese. Nishani dekretoi dy emrat të premten.

Admir Thanza ka qenë anëtar i gjykatës Kushtetuese, ndërsa Tom Ndreca është gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Tiranës, detyrë që e ushtron prej 16 vitesh. Menjëherë pas shpalljes së dekreteve të kreut të shtetit, lideri i opozitës reagoi në “Twitter” duke ironizuar vendimin e Nishanit.

Sipas tij, Presidenti duhej të kishte shpërblyer edhe gjyqtaren tjetër, Sashenka Jonuzi, e cila sëbashku me Tom Ndrecën u akuzuan ashpër nga Partia Socialiste për rolin e tyre, si pjesë e trupës së gjyqtarëve në Kolegjin Zgjedhor që morën vendimin për zgjedhjet e 8 Majit për Bashkinë e Tiranës. “O President mos harro Sashenkën se nuk ishte Toma më shumë hero sesa ajo në luftën për Bashkinë e Tiranës që Tomën ta shpërbleni e Sashenkën jo!”, - ka shkruar Rama. Kësisoj pritet që deputetët socialistë të kundërshtojnë sot ashpër kandidaturën e Tom Ndrecës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›