E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zbardhet dosja ndaj Shpetim Bizhdilit

Task-forca e prokurorisë së Tiranës, zbardh detaje të hetimit disa mujor ndaj presidentit të klubit futbollistik “BESA” Shpëtim alias Nexhat Bizhdili për akuzën e “paracaktimit të rezultateve të garave sportive”.
Sipas prokurorisë, Bizhdili fillimisht për llogari të një kompanie bastes në serbi, tentonte të trukonte ndeshjet futbollistike në Shqipëri, duke ofruar nga 15 mijë dollar për një ndeshje të trukuar.
Për llogari të saj, mësohet se Bizhdili ka komunikuar me shumë persona, duke I vënë në dijeni për shumën që jepte përnjë paracaktim rezultati…
Prokuroria, ka mundur të zbardh edhe bisedat që Bizhdili ka patur me Presidentin e klubit futbollistik të “TOMORIT”, zyrtarëve të ekipit të “TIRANËS”, përfaqësuesit e sport klubit “APOLLONIA”, me trajnerin e para të rinjëve të ekipit të Lushnjës, arbitra, futbollist dhe portier të ekipeve të ndryshme. Gjatë gjithë biesdave mes tyre, Bizhdili ofronte nga 10 milion lekë për trukimin e ndeshjeve të futbollit. Në disa raste, sipas akuzës, Bizhdili kërkonte trukimin e ndeshjes për ndere por edhe për përfitime financiare. Protagonistët e këtyre bisedave telefonike, të pyetur nga prokuroria, kanë pranuar se Presidenti I klubit të “BESËS” I ka ofruara para për të trukuar ndeshjet e futbollit.
Vet I dyshuari, që pritet të paraqitet gjatë kësaj jave në prokurori për t’I komunikuar akuzën zyrtare, gjatë marrjes në pyetje javën që kaloi, nuk ka pranuar të jap shpjegime për akuzën. Bizhdili, nuk ka pranuar të flas, duke kërkuar që të paraqitet bashkë me avokatin mbrojtës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›