E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet Komiteti Disiplinor i Dhomes Kombetare te Avokatise

Mblidhen anëtarët e komitetit disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, pas shumë ankesave dhe shkresave të Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Drejtësisë, për avokatët që po zvarrisin procesin gjyqësor ndaj Dritan Dajtit.
Për herë të parë në mbledhje marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Anëtarët e këtij komitetit, do të shqyrtojnë ankesat ndaj 11 avokatve penalist, për të cilët Gjykata dhe Ministria e Drejtësisë ka kërkuar procedim disiplinor për shkak të mos paraqitjes në procesin gjyqësor ndaj Dajtit. Avokatët do të dëgjohen nga komiteti disiplinor dhe më pas ndaj tyre do të vendoset ndëshkimi apo jo për mos paraqitjen në sallën e gjyqit ndaj Dajtit.
Të gjithë këta avokat, nuk kanë pranuar të marrin në mbrojtje të pandehurin Dajti. Në krye të listës ndodhet avokati Hasaf Hadëri, i cili ka qenë avokati i zgjedhur nga Dajti, por që ka heq dorë nga mbrojtja e tij.
Nga ana tjetër, gjyqi ndaj Dajtit u shty përsëri, për mos paraqitjen e avokatit të caktuar kryesisht nga togat e zeza, që kërkuan vazhdimin e gjyqit. Dritan Datji e kundërshtoj këtë kërkesë duke u larguar nga salla e gjyqit, edhe pse Gjykata I kishte vendosur një tavolin punë brenda kafazit të sallës së gjyqit. Pas largimit të Dajtit, gjykata i caktoj si mbrojtës avokatin Altin Merkaj dhe Bashkim Malaj, të cilët duhet të paraqiten në seancën e radhës më 26 prill.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›