Petrela rrezikon izolimin, shkak rrëshqitja e tokës
TIRANE-Komuna e Petrelës ka qenë një prej destinacioneve më të preferuara nga dhjetëra familje kryeqytetase dhe jo vetëm, për të kaluar fundjavën që lamë pas. Por rruga që të çon drejt kalasë së Petrelës në një pjesë të saj ishte 'zhdukur' krejtësisht nga rrëshqitja e dheut. Sipas banorëve, ka më shumë se dy muaj që situata është e tillë. "Urojmë që të mos rikthehen shirat e furishëm se i bie të izolohemi", - tregon një i moshuar, banor i zonës, pasi sipas tij, ajo pjesë e rrugës njihet për rrëshqitjet e tokës. Nëse vijon më tej shkatërrimi i rrugës, atëherë kjo zonë rrezikon izolimin nga pjesa tjetër e kryeqytetit.
Rruga&Kalaja
Pejsazhi piktoresk, ajri i pastër por mbi të gjitha kalaja e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore kanë qenë arsyet që kjo zonë ka tërhequr dhjetëra vizitorë. Po ashtu, një tjetër arsye është edhe infrastruktura e mirë e zonës, ndaj shumë prej vizitorëve janë gjetur pranë një të papriture, kur në një moment rruga gjarpërushe që të çon drejtë kalasë u kthye në një greminë dhe automjetet mund të kalonin vetëm në një korsi. Bordurat mbajtëse të rrugës, së bashku me asfaltin e shkatërruar kishin përfunduar disa metra më poshtë, ndërsa më shumë se 50 m2 rrugë për shkak të rrëshqitjes së dheut nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë rënë gjatë muajve të fundit ishte shpërbërë.
Sipas banorëve, kjo situatë është krijuar gjatë muajit shkurt, pasi ka pasur shira të shumtë dhe kanë ndikuar në rrëshqitjen e dheut dhe në dëmtimin e rrugës si dhe ka vijuar të përkeqësohet ndjeshëm në muajin mars për shkak të reshjeve të vazhdueshme që kanë ndikuar në spostimin e tokës. Ajo që i tremben banorët e kësaj zone është izolimi, pasi nëse avancon dëmtimi i rrugës, atëherë i bie që kjo zonë të mos ketë asnjë rrugë tjetër lidhëse. Kalaja e Petrelës, e cila është e ndërtuar mbi një kodër shkëmbore të ofron një pamjes mbresëlënëse të zonës përreth, kjo është edhe një ndër arsyet që kjo zonë ka një numër të konsiderueshëm vizitorësh pothuajse gjatë gjithë vitit. Por ajo që të bie në sy është se duke shkuar drejt kalasë nuk ka një ciceron që të të tregojë historinë e saj, apo kohën se kur është ndërtuar. Kjo kala qindravjeçare është kthyer në një restorant.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)