E Diel, 1 Nëntor 2026

Dekreti i Presidentit Kriteret per kreun e KLSH-se Topi shkel ligjin

Presidenti i Republikes Bamir Topi shkel ligjin me propozimin e Sali Shehut per kryetar te Keshillit te Larte te Drejtesise. Ne baze te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise dhe ligjit nr. 8270 date 23.12.1997 Per Kontrollin e Larte te Shtetit kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit duhet te jete shtetas shqiptar me arsim te larte ne ekonomi ne finance ose juridik dhe te kete jo me pak se 10 vjet pune ne profesion te gezoje nje figure te paster etiko-morale dhe te mos jete i denuar me vendim gjykate te formes se prere. Por asnjera nga keto tri kritere nuk jane marre parasysh nisur nga ajo cfare ofron emri i Sali Shehut. Ai nuk eshte me profesion ekonomist por nje ish-drejtues i Policise se Shtetit nuk ka 10 vjet pervoje ne fushen e financave dhe eshte gjykuar nga Gjykata e Tiranes per trazirat e 14 shtatorit te 1998-s. Pikerisht mungesa e permbushjes se ketyre tri kritereve te forta qe percakton ligji dhe Kushtetua e vendit pritet te debatohen gjate ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve hapi i dyte pas propozimit te z. Topi per zgjedhjen e kreut te ri te KLSH-se. Po sipas ligjit nese kriteret e percaktuara nuk permbushen atehere anetaret e ketij komisioni kane te drejte te rrezojne dekretin e Topit. Ky moment shenon edhe rrezimin perfundimtar te z. Shehu pasi pas mosmiratimit te Komisionit te Ligjeve emri i tij nuk mund te kaloje per votim ne seance plenare. Por nese komisioni vendos per te kunderten atehere kandidati i propozuar nga Topi ligjerisht hidhet per votim. Rregullorja e re e Kuvendit parashikon dy opsione per votimin e dekreteve te Presidentit te Republikes ate te fshehte por me ndryshimet e reja ky votim mund te behet i hapur. Gjithsesi pak ore pas dekretimit te Sali Shehut nga ana e Presidentit Bamir Topi te ish-deputetit te PD-se por qe prej kohesh njihet si nje mbeshtetes i kreut te shtetit demokratet permes deputetit Enkelejd Alibeaj paralajmeruan voten kunder. Alibeaj ka argumentuar paraprakisht voten kunder dekretit te Topit ne seance parlamentare. Ne kohen kur isha minister i Drejtesise kam pasur ne vemendje te perqendruar sistemin gjyqesor dhe sidomos ceshtjen e promovimit te gjyqtareve. Dhe ne pjesen me te zeze qe sistemi gjyqesor ka njohur gjate Presidences Topi ka qene promovimi i gjyqtareve ne baze te parave ne baze te korrupsionit. Nje prej personave eshte propozimi i presidentit per kreun e Kontrollit te Larte te Shtetit - tha Alibeaj. Sali Shehu ka qene deputet i Partise Demokratike ne legjislaturen e kaluar. Ndaj votimi i tij ne Parlament pritet me interes. Kontrolli i Larte i Shtetit konsiderohet nje institucion mjaft i rendesishem sepse sipas ligjit eshte institucioni me i larte i kontrollit ekonomik dhe financiar. Ai eshte drejtuar per 7 vite me radhe nga Robert Ceku ekonomisti qe ne vitet 1991-1992 ka qene minister i Financave ne Qeverine Teknike dhe ne vitet 1992-1996 ka qene zevendesminister i Financave dhe drejtor i Pergjithshem i Tatim-Taksave.

Ligji nr. 8270 date 23.12.1997 Per Kontrollin e Larte te Shtetit

Neni 11

Kontrolli i Larte i Shtetit drejtohet nga kryetari.

Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit zgjidhet dhe shkarkohet nga Kuvendi me propozimin e Presidentit te Republikes. Ai qendron ne detyre 7 vjet me te drejte rizgjedhje.

Kryetari i Kontrollit te Larte te Shtetit duhet te jete shtetas shqiptar me arsim te larte ne ekonomi ne finance ose juridik dhe te kete jo me pak se 10 vjet pune ne profesion te gezoje nje figure te paster etiko-morale dhe te mos jete I denuar me vendim gjykate te formes se prere.

Paga e Kryetarit te Kontrollit te larte te Shtetit eshte e barabarte me pagen e Kryetarit te Gjykates se Larte

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›