Topalli-Alkala do mjet per te luftuar dhunen ndaj grave
Shqiperia do te jete pjese e nismes per ndergjegjesimin ne shkalle globale te ndalimit te dhunes ndaj grave. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mirepriti ftesen e bere nga drejtoresha dhe keshilltarja e Larte ne Seksionin e Ndalimit te Dhunes ndaj Grave prane OKB Maria Hoze Alkala gjate nje takimi te zhvilluar mes tyre. E pranishme ne kete takim ishte edhe koordinatorja e Perhershme e Kombeve te Bashkuara ne Shqiperi Zineb Tuimi-Benjelloun. Alkala i shpjegoi Kryeparlamentares se kjo nisme synon ngritjen e sherbimeve te emergjences per tiu pergjigjur dhunes ndaj gruas dhe vajzave permes informacionit publik mbi te drejtat ligjore linja telefonike falas per emergjencat siguri dhe mbrojtje e menjehershme permes pergjigjes nga policia kujdes shendetesore etj. Kryetarja e Kuvendit vleresoi si nje mision te rendesishem ndergjegjesimin ne shkalle globale te ndalimit te dhunes ndaj grave. Shpreh kenaqesine qe vizitoni Shqiperine ne kuadrin e nje misioni kaq te rendesishem dhe njerezor sic eshte lufta kunder dhunes ndaj grave. Eumlshte nje problem global qe prek familjet por edhe vet shoqerine. Ndaj dhe une jam e hapur per ta trajtuar kete fenomen si nje problem te perbashket dhe per te gjetur bashke te gjitha menyrat per ta luftuar ate - deklaroi ajo. Nga ana e saj perfaqesuesja e OKB-se Alkala e cilesoi Shqiperine si nje nder vendet qe ka bere progres te qenesishem ne ndalimin e dhunes ndaj grave ndersa theksoi se jane pikerisht keto vende qe shprehin vullnetin per te luftuar kete fenomen qe merren si shembull edhe per shtetet e tjera per ti inkurajuar ato te marrin masa konkrete ne ndeshkimin e dhunes ndaj gruas. Shqiperia eshte nder vendet qe ka shenuar progres domethenes gjate ketyre viteve jo vetem me legjislacionin por edhe me masat konkrete te mbeshtetjes per te luftuar dhunen kunder gruas. Ne jemi njohur me legjislacionin tuaj te miratuar per kete ceshtje dhe vleresojme se ketu ka nje baze te mire ligjore megjithate ne nxisin qe edhe hapa te tjere te ndermerren per te thyer heshtjen e grave te dhunuara per te degjuar zerin e tyre dhe per ti ofruar atyre ndihme dhe mbrojtje - u shpreh perfaqesuesja e OKB-se Alkala.