E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokshi LDGSH-ja force e madhe per PD-ne

Lidhja Demokratike e Gruas se Shqiperise vijon takimet e saj ne rrethe te ndryshme te vendit. Diten e djeshme LDGSH-ja ishte e pranishme ne qytetin e Peqinit ku mbajti kuvendin e deges per te zgjedhur forumet drejtuese. Rezultatet e votimeve ne kete qytet nxoren fituese Lulzime Kryemadhin e cila njihet si nje aktiviste e kesaj organizate ndersa u votua edhe per Kryesine e deges. Kryetarja e Lidhjes Demokratike te Gruas se Shqiperise njekohesisht deputete ne Parlament Albana Vokshi ne fjalen e saj para grave peqinase falenderoi strukturat e LDG-se per perkushtimin e tyre ne ristrukturimin e organizates dhe ne shtimin e numrit te anetaresise. Vokshi theksoi se LDGSH-ja po rritet dhe si organizate politike partnere e Partise Demokratike po behet nje faktor i rendesishem ne nxitjen e politikave per barazine gjinore. LDGSH-ja prej dy vitesh eshte perfshire ne nje proces riorganizimi dhe se nje fushate informuese dere me dere per te shpjeguar programin e organizates ka bere te mundur qe numri i vajzave dhe grave qe aderojne ne LDGSH te jete mbi 10 mije anetare. Punimet e Kuvendit te LDG-se u ndoqen nga afer edhe nga drejtues te Partise Demokratike ne Peqin te cilet vleresuan rolin e LDG-se ne proceset zgjedhore - u shpreh deputetja Vokshi. Ndersa kryetari i deges se PD-se Mustafa Pasha theksoi se aktivizimi i Lidhjes Demokratike te Gruas ne fushaten zgjedhore te 8 majit ndikoi ne fitoren e Partise Demokratike ne 4 nga 5 njesite administrative ne nenprefekturen Peqin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›