Dekreti i Presidentit Sali Shehu propozohet kryetar i KLSH-se
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, ka propozuar Sali Shehun për postin e kryetarit të Kontrollit të lartë të Shtetit.
Kreu i shtetit, përmes këtij dekreti i kërkon Kuvendit të votojë propozimin e tij.
Në dekretin presidencial, që hyn në fuqi menjëherë thuhet se në mbështetje të Kushtetutës, ligjit “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, i ndryshuar, Sali Shehu i propozohet Kuvendit për t’u zgjedhur kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Pas këtij dekreti, Parlamenti do të nisë procedurën e nevojshme ligjore për të shqyrtuar propozimin e Presidentit të Republikës.
Pas diskutimeve, në bazë të Rregullores së Kuvendit, propozimi do të kalojë për votim në seancë plenare.
Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar dhe i nënshtrohet vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të vendit.