E Diel, 1 Nëntor 2026

Volonte merr ne Tirane titullin Honoris Causa Shqiperia i duhet Evropes

Shqipëria i duhet Evropës sot dhe në të ardhmen.

Ndërsa e ka bërë këtë deklaratë, presidenti i Grupit të Partive Popullore në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, Luca Volonte, ka theksuar se ndërsa vendi ynë ka bërë hapa para në proceset demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave te njeriut tashmë pasi ka fituar dhe të drejtën që qytetarët e tij të lëvizin lirshëm duhet që opozita në parlament të marrë parasysh detyrimet e veta për integrimin e shpejtë dhe të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ndihma që eurodeputeti italian Luca Volonte i ka dhënë Shqipërisë në procesin integrues se vendit është vlerësuar me dhënien e titullit “Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës ku gjatë ceremonisë zhvilluar me këtë rast kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e ka cilësuar presidentin e Grupit të Partive Popullore në Asamblenë e Këshillit të Evropës si një model në fushën politike dhe atë akademike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›