E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Dekreti, në kalendarin e punës së Komisionit të Ligjeve”

Reagon zyra e Shtypit pranë Kuvendit për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

TIRANE - Zyra e shtypit e Kuvendit të Shqipërisë ka reaguar përmes një njoftimi për shtyp ku ka hedhur poshtë lajmin e dhënë dje në një media se, kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka bllokuar dekretin e presidentit për emërimin e zotit Admir Thanza në Gjykatën Kushtetuese. Në deklaratë sqarohet se “Ky lajm është krejtësisht dezinformues, i qëllimtë dhe abuziv”, thuhet në deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë. Më tej bëhet e ditur se dekreti në fjalë me të ardhur në Kuvend, ka hyrë në procedurë parlamentare, dhe është në kalendarin e punës së Komisionit të Çështjeve Ligjore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›