Del Boske i mbyll derën Viktor Valdesit
Spanja
Trajneri i Spanjës, Vinsente del Boske, mohoi se paragjykon portierin e Barcelonës, Viktor Valdes. Ai theksoi se “gardiani” e ka potencialin të jetë me “Furinë e Kuqe” në Botërorin 2010, por mendon se nuk ka arsye që të largojë nga skuadra Iker Kasiljasin apo Pepe Reinan. “Valdes nuk është në nivelin për të zënë vendin e Rainas apo të Kasiljasit. Ai është i mirë, por Spanja ka një grup të shkëlqyer lojtarësh”. Del Boske foli edhe për talentin e katalanëve, Pedro Rodriguez: “është një alternativë për në Afrikën e Jugut”.
#