Përjashtohet Baloteli, mungon edhe me Romën
Interi
Duhej të ishte takimi i paqes. Megjithatë, biseda e Murinjos me Balotelin nuk ka sjellë asnjë sinjal pozitiv. Takimi i parë i trajnerit të Interit me sulmuesin, pas katër ndeshjeve ku nuk e ka grumbulluar, u mbyll me largimin e shpejtë të “SuperMarios” nga qendra sportive e Pinetinas. Ai nuk u përfshi sërish në listën e lojtarëve që zikaltërit do të kenë në dispozicion për sfidën me Romën. Ajo që u diskutua mbetet ende mister, por u konfirmua se trajneri portugez ende nuk e ka falur Balotelin për sjelljen e tij.
#