Finalja europiane është antihistorike
Argjentina e mikut të tij, Diego Maradona nuk mund të shpresojë më të fitojë Kupën e Botës. Por, nëse as Uruguai, e vetmja skuadër amerikanojugore në garë, nuk do të arrinte në finale, atëherë evenimenti në Afrikën e Jugut do të merrte ngjyra, madje do të ishte kundër historisë. Ky është mendimi i Fidel Kastros, ish-presidentit të Kubës. “Një finale ndërmjet përfaqësueseve europiane jo vetëm që do të ishte pa ngjyra, por edhe gjëja më antihistorike, prej lindjes së futbollit”, tha “lideri maksimo”. Ndër të tjera, Kastro e vë theksin te gabimet e gjyqtarëve, të cilat, sipas tij, sollën eliminimin e Brazilit. Mes të tjerave, ai deklaroi se “më tepër se 90 për qind e atyre që ndjekin futbollin në Kubë mbeti e shtangur” nga fakti se Uruguai ka mbetur e vetme në garën për titull, mes Holandës, Gjermanisë dhe Spanjës.
#