Infermieri e madhe te kuqezinjtë
Është rritur si asnjëherë deri më tani numri i lojtarëve të lënduar në kombëtaren shqiptare të futbollit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare (sapo është grumbulluar për herë të parë nga trajneri Gianni De Biasi) ka luajtur si titullar në ndeshjen e djeshme dhe në minutën e 4-t të takimit, pas një krosi në zonën kundërshtare, është mundur që të godasë topin drejt portës, por është përplasur me mbrojtësin Igor Rosi, duke rënë në tokë.
Menjëherë loja është ndalur dhe shqiptari ka marrë ndihmën e shpejtë, teksa pas pesë minutash takimi ka rifilluar, por Mehmeti është zëvendësuar natyrisht nga trajneri i tij. Sakaq, mjekët e klubit të Olhanenses, duke parë gjendjen jo edhe aq të mirë të lojtarit, kanë kërkuar që ai të shoqërohet direkt për në spital. Sipas informacioneve të marra nga mediat portugeze, Mehmeti është mbajtur nën kujdesin e mjekëve për disa orë dhe më pas është lënë që të largohet. Megjithatë lojtari do udhëtojë drejt Shqipërisë për tiu bashkuar Kombëtares për ndeshjen me Slloveninë dhe Islandën.
Mehmeti është lojtari i pestë që dëmtohet (por që nuk rrezikon, të paktën për momentin). Para tij, Ilir Berisha (mbrojtës i Orebros) u dëmtua në gju, Burim Kukeli (FC Zurich) theu këmbën dhe duhet ende të rikuperohet, ashtu sikundër edhe Alban Meha e Mërgim Mavraj janë të dëmtuar dhe nuk do jenë nën urdhrat e trajnerit italian të Kombëtares shqiptare. Ndërkohë, nga dëmtime të vogla vuajnë edhe Vullnet Basha (Sion) dhe Amir Abrashi