E Diel, 1 Nëntor 2026

Mehmeti në spital, por nuk rrezikon Kombëtaren

628941-10080621-640-360Lojtari më i ri që u thirrë për ndeshjet me Slloveninë dhe Islandën, Agon Mehmeti ka qëndruar ditën e djeshme në spital pas një lëndimi që pësoi në takimin e ekipit të tij Olhanense kundër Maritimos. Në fakt, lëndimi ka ardhur si pasojë e një përplasje me një lojtar kundërshtar që ka bërë që ish sulmuesi i Malmos dhe Palermos të zëvendësohet.

Mediat portugeze raportojnë se mjekët e ekipit e kanë dërguar në spital Mehmetin i cili për disa orë ka qenë nën kujdesin e shërbimit mjekësor. Gjithnjë sipas këtyre burimeve, sulmuesi nuk rrezikon ndeshjet kualifikuese të Kombëtares Shqiptare kundër Sllovenisë dhe Islandës. Kujtojmë se Mehmeti është risia e vetme e listës së trajnerit De Biazi e cila u publikua të djelën pas orës 14.30. Ai u transferua gjatë verës në kampionatin portugez, dhe ka shënuar një gol që në ndeshjen debutuese te tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›