E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque: Ky ekip do ta shkruajë historinë


Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente del Bosque, ka deklaruar se ekipi i tij dëshiron të shkruajë histori, pasi mposhti Portugalinë me rezultat minimal e që mjaftoi për t'u kualifikuar në çerekfinale.

"Ne patëm më shumë posedim të topit edhe pse është e vërtetë se patëm periudhat e vështira në pjesën e parë. Por, në përgjithësi ne ishim ekipi më i mirë. Ne u ndjemë mirë, ishim të mirë në fazën mbrojtëse dhe krijuam rrezik me topin".

"Ne patëm përparësi të lehtë në anën e djathtë ku ata nuk sulmonin. Kjo na bëri të vuajmë më shumë në mbrojtje. Unë duhet të them se lojtarët anonim, të cilët shfaqen më pak para mediave, si Busquets, Capdevila dhe Ramos, luajtën shumë mirë. Ne e ditëm se ishim të mirë. Ne patëm më shumë se 30 ditë për t'u stërvitur dhe mendoj se këta lojtarë e bënë historinë. Ne gabohemi nëse mendojmë se jemi që tani në gjysmëfinale. Ne nuk do të fitojmë pa sakrificë dhe përqendrim", deklaroi Del Bosque.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›