Gjenerali Petraeus i përmbahet afatit të tërheqjes nga Afganistani
Gjenerali amerikan David Petraeus, i caktuar si komandant i lartë i NATO-s në Afganistan, i përmbahet afatit të caktuar për tërheqjen e trupave amerikane në korrik të vitit të ardhshëm. Gjatë një seance dëgjimore në senat , Petraeus tha se shpresat për një sukses të shpejtë nuk mbështeten nga realiteti në Afganistan. Sipas tij situata e sigurisë atje është e mangët dhe kryengritësit talebanë janë optimistë se mund të triumfojnë ndaj SHBA-së dhe aleatëve të tyre. Komisioni përgjegjës e miratoi emërimin e gjeneralit Petraeus si pasues të Stanley McChrystal, duke hapur kështu rrugën për miratimin e kandidaturës nga të gjitha dhomat. Presidenti Barack Obama e shkarkoi gjeneralin Mçhrystal për shkak të disa vërejtjeve të tij nënvleftësuese.