Del Bosque: Lojtarët e Realit dhe Barcës të bashkohen

Përzgjedhësi i Spanjës, Vicente Del Bosque, ka thënë se lojtarët e Real Madridit dhe Barcelonës duhet të bashkohen, për hir të obligimit që kanë ndaj flamurit kombëtar.
“Secili lojtar i takon një klubi, por ata gjithashtu mbrojnë nderin e futbollit spanjoll”.
“Dhe nëse vazhdojmë të mbajmë atmosferën e mirë në ekip, pa menduar për atë që ndodh nëpër klube, atëherë do të kemi sukses”, deklaroi Del Bosque.