E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e jashtëm të BE-së diskutojnë sot për Shqipërinë

Këshilli i ministrave të jashtëm të BE-së do të diskutojë sot situatën në Shqipëri, veçanërisht për zgjedhjet lokale të 8 Majit që është ndjekur nga afër. Pavarësisht se zgjedhjet në Tiranë u zhvilluan në mënyrë transparente dhe konkurruese, situata në Tiranë, është shumë e trishtueshme duke pasur parasysh përkeqësimin e gjendjes politike dhe rritjen e tensioneve që pasuan zgjedhjet.
 

Këshilli pritet të bëjë thirrje udhëheqësve politikë për të mbështetur finalizimin e procesit zgjedhor me qetësi, në mënyrë konstruktive dhe me një fokus në të ardhmen evropiane të vendit dhe për të nxitur Qeverinë dhe opozitën, në bashkëpunim me shoqërinë civile, për të rënë dakord për bërjen e një reforme të plotë zgjedhore, duke trajtuar të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR para zgjedhjeve të ardhshme.
 

Këshilli pritet gjithashtu të nxisë autoritetet shqiptare që të shtojnë përpjekjet për reformën rendin e ditës, me qëllim që të jenë në gjendje të ecin përpara drejt BE-së, duke theksuar se BE-ja mbetet e angazhaur për të mbështetur perspektivën europaine të Shqipërisë dhe përpjekjet e saj në këtë proces.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›