E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Bosque, i kujdesshëm para Euro 2012

Selektori i Spanjës, Vicente del Bosque, refuzon të kaplohet nga entuziazmi para Euro 2012.

Skuadra e tij konsiderohet favorite për të mbrojtur titullin, por Del Bosque shfaqet i kujdesshëm para fillimit të garës në Poloni dhe Ukrainë.

“Është shumë vështirë të fitoni në klimën aktuale të futbollit. Ne nuk guxojmë të lejojmë veten të mendojmë se jemi më të mirët sepse ky do të jetë hapi i parë drejt dështimit. Nuk duhet të lejojmë të kaplohemi nga entuziazmi pas asaj që ndodhi në Euro 2008 dhe Kampionatin botëror 2010”, deklaroi Del Bosque në një konferencë për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›