E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nocerino, blerja e shekullit

Transferimi i Antonio Nocerinos në Milan është blerja më e mirë e shekullit, sipas menaxherit të tij Marco Sommella.

26 vjeçari iu bashkua Rossonerëve në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës 2011 për vetëm 500 mijë euro, duke pasur parasysh se kishte hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij me Palermon. Nocerino ka shkëlqyer në San Siro duke shënuar nëntë gola në Serie A.

“Marrë parasysh çmimet e zakonshme të mesfushorëve, ai është blerja e shekullit. Nuk jam i befasuar që nënkryetari Galliani insistoi për realizimin e marrëveshjes”, tha Sommella për Tuttoemercatoweb.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›