E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd e meriton kreun

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Wayne Rooney beson se skuadra e tij meriton të jetë lider në Premierligë. Ylli anglez mori meritat pasi shënoi të dy golat për Djajtë e Kuq në fitoren 2-0 ndaj West Bromwich Albionit të dielën, që i ngriti ata në krye të tabelës në Premierligë pas humbjes së Manchester Cityt nga Swansea City.

Rooney, i cili realizoi golin e tij të pestë brenda javës, ka shprehur gëzimin e tij për ngjitjen e skuadrës në pozitën e parë. “Është vendi ku duam të jemi dhe ku duam të përfundojmë. Është mirë të jesh lider”, deklaroi Rooney për manutd.com.

Ai pranoi se forma e ekipit në garat evropiane nuk ka qenë ideale, por beson se ata e meritojnë të jenë lider për paraqitjet e tyre në ligë.

“Forma jonë në Evropë ka qenë dëshpëruese. Por, në Premierligë kemi kaluar disa ndeshje shumë të vështira dhe jemi takuar me shumë skuadra të mëdha. Nganjëherë nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë, por arritëm të fitojmë. Mendoj se e meritojmë plotësisht të jemi në krye”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›