E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Neri në kërkim të partnerit të Bogdanit

ASA (Albania Sport Agency)- Trajneri Del Neri është në kërkim të partnerit në sulm të Erjon Bogdanit, ku për një vend përkrah shqiptarit luftojnë Obina e Pelisieri. Kievo u është rikthyer përgatitjeve për sfidën me Udinezen (java 31 e Serisë A), duke patur si objektiv fitoren për të haruar humbjen në transfertë me Atalantën (1-0). Veronezët e Del Nerit do të bëjnë nesër një ndeshje miqësore me Audace S.Michele, një skuadër që po bën figurë të mirë në kampionatet e inferiorëve. Kievo do të jetë me mungesa në sfidën me ekipin e Alberto Malezanit, ku do të munguojnë të skualifikuarit D'Ana dhe Luciano.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›