Maldini: “Nuk do të jetë e fundit në Europë”

ASA (Albania Sport Agency) - "Nuk do të jetë ndeshja ime e fundit në Europë". Kjo është deklarata e fortë e kapitenit të Milanit, Paolo Maldini, në vigjilje të sfidës me Bajernin e Mynihut (nesër ora 20:45).
Një javë më parë në "San Siro", Milani barazoi 2-2 me bavarezët, një rezultat që i detyron njerzit e Karlo Ancelotit të shkojnë për të fituar në "Alianz Arena" pse të arrijnë një barazim të jashtëzakonshëm, me më shumë se tri gola të shënuar nga secili ekip i përfshirë në këtë ndeshje të madhe.
Në mbrojtje do të jetë edhe njëherë tjetër kapiteni Paolo Maldini, i cili paraqitet bindës në deklarimet e tij.
"Bajerni i Munihut është një skuadër solide, e fortë fizikisht, ka një mënyrë të vetën të lojës që ka patur gjithmonë historinë e tij. Bajerni është i ngjashëm me atë që vitit të kaluar, si për nga loja ashtu dhe paraqitja. Shpresa jonë është të bëjmë lojën tonë. Duke parë ndeshjen e ardhjes mundësitë janë"