US Open, Federer kalon raundin e parë
Seti i parë ka zgjatur vetëm 18 minuta për zviceranin, i cili mundi me lehtësi 18-vjecarin amerikan që renditej në vendin e 1370-të në klasifikimin botëror. Brajton u përpoq të rikuperonte diçka në setin e tretë, por e pati të pamundur përballë fituesit të 16 grand slemeve.
Edhe amerikani Endi Rodik ka kaluar në raundin tjetër të US Open pasi mundi në ndeshjen e parë gjermanin Bjorn Fao me rezultatin 6-1, 6-4, 6-2.
Ka zgjatur 95 minuta kjo ndeshje për Rodik, i cili e kaloi jo shumë lehtë numrin 84 të botes Fao. Ai është tenisti i fundit që ka fituar grand slemin e US Open-it përpara se të fitllonte dominimi 5-vjeçar i Roxher Federer.
Ndërkohë, për femra, amerikania Serena Uilliams ka filluar gjithashtu mbrojtjen e këtij titulli pasi ka fituar ndeshjen e parë 6-4, 6-1 ndaj amerikanes tjeter Aleksa Glac. Numri 2 i botës për femra kërkon në këtë turne, grand slemin e 3-të të këtij viti dhe të 12-in në karrierë.
Ish-numri një i botës, Kim Klasters është rikthyer me fitore në grand slem, pasi ka mundur në ditën e parë të turneut amerikan ukrainasen Viktoria Kutuzova me rezultatin 6-1, 6-1. Tenistja belge po zhvillon aktualisht turneun e tretë pas 2 vjetësh mungese, për shkak të një dëmtimi dhe lindjes së femijës së saj të parë.
Klajsters, kampionia e vititi 2005 e ka filluar mirë US Open, pasi i kanë mjaftuar vetëm 27 minuta për të fituar setin e parë dhe 58 minuta për të gjtihë ndeshjen.
Ndryshe ka ndodhur me motrën tjetër Uilliams. Venus me vështirësi ka fituar në ndeshjen e parë të këtij turneu, pasi i janë dashur tre sete për të kaluar një teniste thuajse të panjohur ruse, Vera Dushevina.
Pasi ka humbur setin e parë, Venus Uilliams ka arritur te rikuperojë në të dytin e të fitojë më pas edhe raundin e tretë, për të kaluar në raundin e dytë.