Messi si Maradona dhe Michael Jordan

Lionel Messi është krahasuar me legjendat e sportit, Diego Maradona dhe Michael Jordan, pas paraqitjes së shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve.
Pas het-trikut kundër Valencias në La Liga të dielën, Messi shënoi dy herë dhe ndihmoi me krijimin e një tjetri, duke inspiruar fitoren e Barcelonës ndaj Stuttgartit 4-0 (5-1) në Nou Camp, duke siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
“Mendoj se ai është në mesin e më të mirëve në botë dhe është e drejtë të krahasohet me Diego Maradonan”, tha trajneri i Stuttgartit, Christian Gross. “Është e jashtëzakonshme kur kujtoni se ai është vetëm 22 vjeç. Ai është futbollist i shkëlqyeshëm”, shtoi Gross.
Sulmuesi argjentinas ka marrë lëvdata edhe nga trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola.
“Futbollistët më të mirë janë gjithmonë në qendër të vëmendjes. Michael Jordan e bëri me Bulls, Kobe Bryant e bën me Lakers, ndërsa Leo e bën këtu. Ne duam që ai të mbetet me ne sepse është më i miri dhe nuk do ta shkëmbenim me askënd”, tha Guardiola.