E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mourinho largohet kur të dojë

Jose Mourinho është i lirë të largohet nga Inter në çfarëdo periudhe të kontratës së tij trevjeçare. Mourinho spekulohet me bankinat e disa klubeve të mëdha jashtë Italisë, ndërsa reputacioni i tij është ngritur edhe më tepër pas fitores së dyfishtë ndaj Chelseas dhe kalimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve të martën.

Ish menaxheri i Chelseas ka zgjuar spekulimet se mund të kthehet në Premierligë gjatë verës, duke thënë se “mund të jem trajner i një tjetër ekipi anglez” dhe tani duket se ekziston mundësia e largimit nga Inter më herët se që ishte pritur.

“E ardhmja ime përbëhet nga dhënia e maksimumit deri në fund të sezonit e pastaj do të shohim”,- tha ai për tabloidin anglez The Sun.

“Kontrata ime është e thjeshtë. Kam edhe tri vjet të tjera, por është i përfshirë një dëmshpërblim që më mundëson të largohem kur të dua”, u shpreh strategu i suksesshëm portugez. Mourinho ka marrëdhënie të tensionuara me mediet dhe një numër të homologëve të tij në Serie A.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›