E Shtunë, 31 Tetor 2026

P Diddy dëshiron ta blejë Crystal Palacen

Ylli i repit, P Diddy planifikon të blejë klubin futbollistik londinez Crystal Palace, ka njoftuar tabloidi anglez The Sun. Klubi nga liga e dytë angleze gjendet në probleme financiare dhe së fundi është ndëshkuar me 10 pikë për shkak të falimentimit dhe gjendet në pozitën e 15-të në Championship.

Ndërsa reperi i famshëm amerikan, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, thuhet se planifikon të shpenzojë një pjesë të pasurisë së tij të përgjithshme prej 360 milionë funtesh në Crystal Palace. Pas famës së madhe që ka fituar në industrinë e repit, Diddy ka hyrë në produksion, aktrim, modë dhe vallëzim, ndërsa tani synon të angazhohet në sport.

Zëdhënësi i tij për Britaninë e Madhe ka konfirmuar se reperi është i interesuar për blerjen e Crystal Palacet. Por, ai thuhet se është i interesuar edhe për një klub të madh anglez.

Një burim i afërt me Diddyn ka thënë: “Disa javë më parë, Diddy është takuar me disa menaxherë të futbollit në Londër. Paratë janë gati, vetëm duhet vendosur se cilin klub do ta blejë. E ka përmendur Portsmouthin, por Crystal Palace i duket ide më e mirë. Dëshiron ta kthejë klubin në Premierligë, ndërsa i pëlqen edhe emri”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›