E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero: “Në Berlin na pret historia”

Historia na pret, deklaron Del Piero, i cili ndryshon për një ditë, nga miti në histori, por i duhet të presë mbrëmjen e së dielës për të mësuar nëse do të hyjë në histori, ndërsa sfida me Francën përbën një kujtim me të vërtetë të vecantë për sulmuesin e Juventusit. ''Askush nuk ka vuajtur si unë për humbjen në finalen e europianit të vitit 2000. Shpesh dhimbja lë më shumë shenja se gëzimi, por meqënëse kemi provuar shumë shpresojmë që mbrëmja në Berlin të jetë mbrëmja e lumturisë'', theksoi Del Piero. Në mbrëmjen e Roterdamit gjashtë vjet më parë, kur "goli i artë" i Trezegesë shkatërroi ëndrrën europiane të Italisë, ku Del Piero akuzoi veten, duke marrë përsipër përgjegjësitë e humbjes për dy raste të shkuara dëm. ''Nuk jam penduar për cfarë kam thënë. Unë kur shkoj në fushë jam kështu. Vë kokën, këmbët, zemrën dhe gjithcka që them më pas është vetëm një pasojë. Më pas gjithcka varet sesi interpretohet'', shtoi Del Piero. Tashmë Del Piero e konsideron Francën favorite sepse ''ka Zidanin, i cili është numri një, dhe sepse nuk ka të gjithë stresin që kemi ne, mjafton të shohësh cfarë ndodh në Itali me klubet''.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›