Kloze, kandidati i vetëm për “Këpucën e Artë”

Me vetem një ndeshje për t'u zhvilluar nga lojtarët e katër ekipeve që përbëjnë edhe kuartetin final në dy sfidat e fundit të këtij Botërori, ato për trofeun (Itali-Francë) dhe për vendet 3-4 (Gjermani-Portugali), duket se sulmuesi i Gjermanisë, Miroslav Kloze i ka të gjitha shanset për t'u shpallur golashënuesi më i mirë i turneut dhe fituesi i "Këpucës së Artë Adidas" me pesë golat e shënuar prej tij. Me tre gola janë vetëm dy lojtarë që kanë mundësi të luajnë në dy ndeshjet e mbetura: Tieri Henri i Francës dhe Lukas Podolski i Gjermanisë. Ky Botëror vendosi edhe një rekord të ri përsa i përkëet klasifikimit historik të golashnuesëve më të mirë të gjithë Botërorëve. Sulmuesi brazilian Ronaldo me tri golat e shënuar gjatë kësaj Kupe Bote theu rekordin e vendosur nga gjermani Gerd Myler, duke arritur në kuotën e 15 golave. Goli i shënuar nga lojtari më i ri në moshë është ai i realizuar nga 19-jecari argjentinas, Lionel Mesi (19 vjec) në fitoren 6-0 të Argjentinës kundër Serbisë.
Ja dhe klasifikimi i golashënuesve
5 gola: Klose (Gjermani)
3 gola: Crespo (Argjentinë), Fernando Torres (Spanje), Henri (Francë), Maxi Rodriguez (Argjentinë), Podolski (Gjermani), Ronaldo (Brazil), Villa (Spanjë)
2 gola: Adriano (Brazil), Bosacki (Poloni), Bravo (Meksikë), T. Cahill (Australi), Delgado (Ekuador), Dindane (Bregu Fildishtë), Frei (Zvicër), S. Gerrard (Angli), Manike (Portugali), Rosicky (Rep. Ceke), Shevcenko (Ukrainë), C. Tenorio (Ekuador), Toni (Itali), Vieira (Francë), Uanchope (Kosta Rika), Zidane (Francë)