Lipi: “Bota e kuptoi se Italia nuk kishte vdekur”

"Deshëm t'i tregonim një bote të tërë që futbolli italian është ende i gjallë. Tashmë ta cojmë deri në fund këtë, jemi fare pranë dhe nuk duhet të gabojmë pikërisht tani",- thotë Lipi që me kasetën kërkon të nxjerrë cfarë është gabuar dhe cfarë ka dallë e saktë. Preferon të flasë në një kohë që i frikësohet vetëm një lloj euforie përpara nisjes drejt Berlinit, pa frymën e duhur dhe jo me këmbë në tokë. Në fillim të këtij botërori një skandal i tillë na ka bërë edhe shumë më të fortë, pasi ka provokuar një reaksion tek skuadra që tani është në finale. Kemi folur për këtë në Koverciano. Kishim një frikë influence, por ndodhi që i treguam një bote të tërë që Italia me futbollin e saj është ende e gjallë, edhe në planin moral. Të dielën mund të ndodhë gjithcka. Ky është një grup i shkëlqyer të cilit nuk mund t'i imponoj gjë në fushë. Një bindje e tillë më është krijuar gjatë rrugës.