E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani me lojtare te rinj

Perballja e Elbasanit ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" ne Ligen e Kampioneve ka sjelle ndryshime ne stadium. Keshtu, jane plotesuar te gjitha kushtet e kerkuara nga UEFA per nivelin e tij, aksesoret e tjere te tij, por edhe rinovimin e ekipit me lojtare te rinj.
Prej tre ditesh, Bylykbashi po stervitet me lojtaret verdheblu, nderkohe qe pritet edhe ardhja e dy lojtareve te tjere. Presidenti i klubit te Elbasanit, Arben Laze, thote se ekipi po stervitet intensivisht per ndeshjen e 11 korrikut me ekipin kampion te Lituanise, qe eshte edhe sfida e madhe e Elbasanit. Nderkohe, trajneri i suksesshem, Ilir Daja, qe drejtoi ekipin drejt titullit kampion, nuk do te trajnoje me lojtaret verdheblu ne sezonin e ardhshem. Laze deklaron se ende nuk eshte caktuar trajneri i ri per sezonin e ri te superliges

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›