E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtari argjentinasi Elizondo hap dhe mbyll Boterorin

Gjyqtari argjentinas Horacio Elizondo do të gjykojë ndeshjen finale të Botërorit të Gjermanisë, Itali-Francë. Interesant është fakti se po ky gjyqtar ka gjykuar edhe ndeshjen hapëse të këtij Botërori, atë midid Gjermanisë dhe Kosta Rikës (4-2), më 9 qershor. Në ndeshjen cerekfinale Angli-Portugali (0-0, 1-3 me penallt), argjentinasi largoi me karton të kuq, sulmuesin e Anglisë, Uejni Runi për veprimin e tij antisportiv. Elizondo ka gjykuar edhe ndeshjen Ceki-Ganë (0-2). Gjyqtari i katërt do të jerë spanjolli Medina. Në garë për të gjykuar finalen ishun tre gjyqtarë: De Blerker (Belgjikë), Medina (Spanjë) dhe Elizondo (Argjentinë). Elizondo është mësues i edukimit fizili dhe është gjyqtar profesionist prej vitit 1994. Ndeshja e tij e parë ndërkombëtare është ajo Ekuador-Kolumbi në tetor të vitit 1996. Takimi midis Portugalisë dhe Gjermanisë do të gjykohet nga japonezi Toru Kamikava.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›