E Shtunë, 31 Tetor 2026

El Clasico ben qe bota te ndaloje

Trajneri i Realit të Madridit, Jose Mourinho po pret me padurim sfidën “El Clasico” përballë rivalëve të Barcelonës, edhe pse nënvijëzon se në rast rezultati pozitiv nuk do të shfaqet euforik.

“Kur Reali luan me Barcelonën e gjithë bota ndalon. Kjo është një sfidë të cilën neve na pëlqen ta luajmë, ashtu si edhe Barcelona. Në këtë këndvështrim, kjo mund të cilësohet më tepër se një ndeshje normale kampionati”, deklaroi Mourinho. “Megjithatë objektivi ynë kryesor është të fitojmë titullin dhe në fund të fundit El Clasico vlen vetëm tri pikë”.

Përballja e fundit e dy gjigandëve spanjollë në La Liga përfundoi me fitoren e Realit, që hipotekoi kampionatin dhe në fund ngriti edhe titullin kampion. Por, këtë herë, situata duket paksa më ndryshe. Tashmë janë “merengues” ata që ndjekin katalanët me 8 pikë diferencë.

Një humbje në “Camp Nou” mund të bënte që të besuarit e Mourinhos të dorëzoheshin në luftën për titull vetëm në javët e para të sezonit. Gjithsesi, Reali paraqitet në këtë sfidë me moralin mjaft të lartë, pas tre fitoreve radhazi me Rayo Vallecano-n, Deportivo La Coruña-n dhe Ajax-in.

Tekniku portugez beson se me formën e treguar së fundmi, skuadra e tij mund të përsërisë suksesin e Superkupës së Spanjës dhe gjatë fundjavës të fitojë në fushën e Barçës.

“Tre fitoret radhazi janë të rëndësishme për objektivat tonë dhe për moralin e ekipit. Është e natyrshme që nuk mund ti fitojmë të gjtiha ndeshjet, por nëse skuadra paraqitet kështu, cilësitë individuale shndërrohen në cilësi të skuadrës dhe rezultatet vijnë”, nënvijëzoi drejtuesi i stolit të Realit.

Përballja e së dielës në “Camp Nou” do të jetë “El Clasico” e 13-të e Jose Mourinhos në të gjitha aktivitetet, gjatë dy sezoneve të fundit në krye të Realit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›