Brazil 2014 Pele leshon alarmin

Pas kritikave të FIFA-s dhe shqetësimit të opinionit botëror, tashmë alarmi për Kupën e Botës “Brazil 2014” vjen edhe nga Pele. Legjenda e futbollit brazilian ka folur për faktin që ekziston një rrezik real që vendi Amerikano Latin të mos jetë gati për fazën finale të evenimentit më të rëndësishëm.
“Brazili mund të mos jetë gati për të zhvilluar Botërorin 2014. Ka shumë vonesa në infrastrukturë, në ndërtimin e veprave të mëdha”, deklaroi Pele.
Sipas mediave ndërkombëtare, “O'Rey”, i cili është anëtar i Komitetit Organizator të këtij aktiviteti, është shumë i shqetësuar për gjithçka që lidhet me pritjen e tifozëve nga mbarë bota. “Jemi shumë mbrapa me punimet në aeroporte, rrugë dhe infrastrukturë. Nuk duhet ta harrojmë për asnjë moment që Kupa e Botës është evenimenti më i madh sportiv në botë”, shtoi ai.
Më tej, Pele ka folur edhe për lojtarin më të mirë në botë të momentit dhe për klubin më të mirë, ku më në fund ka kurorëzuar Lionel Messi-n. “Neymar luan në të majtë, në të djathtë, godet me të dyja këmbët dhe kjo bën që teknikisht të ketë më shumë alternativa se Messi. Por, ky i fundit është më i shpejtë në aksione dhe ka më shumë eksperiencë: të dy janë lojtarë të mëdhenj”, tha ish-sulmuesi Brazilian.
Përsa i takon krahasimeve ndërmjet Messit dhe Cristiano Ronaldos, Pele shtoi: “Po flasim për dy futbollistë shumë të ndryshëm. Ronaldo është më shuëm sulmues, për këtë arsye shënon më shumë, por me Messin nuk ka të krahasuar. Ndër vite ka pasur gjithmonë lojtarë më të mirë se të tjerët. Kanë qenë Vava, Didi, Best, Beckenbauer, Cruyyf e tashmë është Messi. Ai është lojtari më i mirë dhe që luan te Barcelona, skuadra më e mirë e momentit, ku gjithçka rreth futbollit të bëhet më e lehtë”.