Del Piero, dhuratë për kampionatin
12/04/2012 Juventusi vazhdon të ëndërrojë për sa i përket titullit kampion. “Zonja e Vjetër” ka parakaluar edhe Lacion dhe tashmë ëndrra për të fituar kampionatin është bërë edhe më të madhe. Në takim kundër Lacios, Juventusi ka arritur të fitojë me rezultatin 2 : 1. E gjithë fitorja është e kapitenit Alesandro Del Piero, i cili ka arritur të shënojë golin e fitores me një goditje dënimi. Kapiteni i Juventusit, i cili është në fund të kontratës, dëshiron ta mbyll me nderë aventurën e tij me bardhezinjtë dhe kjo gjë e motivon më shumë të jap maksimumin në fushë. Fal fitores kundër Lacios, Juventusi është kthyer në vendin e parë në renditje me 68 pikë, një pikë më shumë nga Milani. Për të bërë ëndrrën realitet Juventusi e di se çfarë duhet të bëjë, të fitojë edhe gjashtë takimet e mbetura të kampionatit. Konte e ka rreshtuar skuadrën në fushë me skemën 4-3-3, ku në sulm ka luajtur Vuçiniç, Kualiarela dhe Pepe. Për sa i përket Lacios, në sulm ka luajtur vetëm Roki, i cili ka pasur mbështetjen e Kandrevës, Maurit dhe Gonzalez. Pjesa e parë ka nisur me një ritëm shumë të lart, ku Juventusi ka marrë menjëherë kontrollin e lojës. Bardhezinjtë kanë krijuar shumë raste, por Lacio ka qëndruar në lojë fal portierit Marketi. Në minutën e 25-të Pepe, edhe pse në një pozicion të favorshëm nuk ka mundur të shënojë. Pesë minuta më vonë Pirlo ka futur në kros në zonë për Pepe, i cili e ka stopuar topin dhe me një gjuajtje me ajër e ka dërguar në rrjetë. Juventusi është afruar golit edhe me Kualiarelën, por gjuajtja e tij nga brenda zonës është ndalur nga Marketi, i cili ka qenë i pakalueshëm. Në momentin më të mirë të bardhezinjve, Lacio ka gjetur barazimin. Gonzalez ka krosuar në zonë dhe Mauri me një gjuajtje me kokë ka mposhtur Bufonin. Në pjesën e dytë Juventusi ka krijuar sërish shumë raste, por Marketi ka mbajtur Lacion në lojë. Konte ka hedhur në fushë Matrin dhe Del Pieron në vendin e Vuçiniç dhe Pepes. “Zonja e Vjetër” e ka kërkuar me ngulm golin deri sa e ka gjetur. Në minutën e 82-të Del Piero ka marrë përsipër të gjuajë një faull dhe me një gjuajtje të zgjuar e ka zënë Marketin në kundër kohë për të shënuar golin e fitores. Kjo sfidë nuk është mbyllur me kaq, pasi në fund ka pasur vend edhe për një karton të kuq për Kozak, i cili e ka marrë për protesta të ashpra ndaj gjyqtarit.
Interi vetëm -6 larg Championsit
Interi nuk ka ndërmend të dorëzohet nga gara për vendin e tretë, sepse kjo është mënyra e vetme për të siguruar një vend në Ligën e Kampioneve. Në takimin kundër Sienës, zikaltrit kanë fituar me rezultatin 2 : 0. Të gjitha meritat janë për Diego Militon, i cili mban firmën e të dy golave. Me këtë fitore zikaltrit e drejtuar nga Stramaçioni qëndrojnë në vendin e tetë me pikë të barabarta me Napolin, ndërkohë Lacio e vendit të tretë është vetëm gjashtë pikë larg. Kjo ndeshje ka nisur nisur në mënyrën më të keqe për zikaltrit, pasi për shkak të një gabimi të Samuel në mbrojtje, D’Agostino ka mundur të shënojë golin e avantazhit. Reagimi i vendasve ka qenë i menjëhershëm, por Siena është kthyer e gjitha në mbrojtje për të ruajtur avantazhin. Në minutën e 24-të Kambiaso ka mundur të shënojë, por gjyqtari e ka anuluar golin për një pozicion jashtë loje. Në fundin e pjesës së parë Interit, Stankoviç ka pasuar për Militon, i cili ka mundur ta dërgojë topin në rrjetë. Pjesa e dytë ka folur e gjitha për vendasit, të cilët kanë dhënë maksimumin për të marrë tre pikë. Dhjetë minuta nga fundi i takimit vendasit kanë fituar një penallti, e cila është shndërruar në gol nga “IL Principe Milito”.