Prokuroria Berat, Adrian Ylli në vend të Xhemal Saliaj
12/04/2012 Prokurori i shkarkuar: Bëra denoncim në Tiranë
BERAT- Fiks pas 12 orësh nga urdhri i shkarkimit të prokurorit Xhemal Saliaj nga prokurorja e përgjithshme, në Berat mbërrin me urgjencë i dërguari Ina Ramës për të prezantuar prokurorin e komanduar. Ka qenë shefi i burimeve njerëzore të prokurorisë së përgjithshme Arben Dollapi ai që ka prezantuar në kolektivin e organit akuzues si prokurorin e ri të rrethit Berat Juristin me përvojë Ardian Ylli, në vend të Xhemal Saliajt tashmë i shkarkuar si prokuror i këtij rrethi. Saliaj është emëruar në krye të prokurorisë të rrethit të Beratit 8 vjet më parë dhe ka kryer këtë funksion pa. Ndërsa është i njohur dhe për ndjekjen e çështjeve të cilësuara në zhargon si ordinere. Megjithatë shpesh ka rezultuar se shumë çështje kanë qenë një shoë mediatik.
Ndonëse ishte njeriu më i frikshëm në trinomin Polici, Prokurori, Gjykatë në të shumtën e rasteve prokurori Saliaj krijonte përplasje të tipit shoë si dhe ishte një i tillë me kryetaren e gjykatës disa muaj më parë. Kanë qenë disa çështje të bujshme të cilat në arrestimin e tyre kanë bërë se në Berat është zbuluar “Himalaja”, duke çuar çështjet penale në mbi dy apo tre mijë në vit, a thua se një në pesë persona ishte i inkriminuar në krim apo çështje penale ordinere. Por se një pjesë e madhe e akuzave i kanë rënë poshtë para togave të zeza. Mësohet se vetë prokurori sapo ka marrë vesh lajmin për shkarkimin e tij, ka dal menjëherë nga zyra. Ndërsa në zyrat e drejtësisë është krijuar një amulli e plotë. Megjithatë askush nuk ka lajmëruar median e shkruar dhe atë vizive të qytetit të Beratit, duke i anashkaluar në këtë rast ndonjë pyetje apo marrjes të ndonjë prononcimi prej prokurorit të shkarkuar. Vetë Xhemal Saliaj nuk ka dashur të prononcohet, I pyetur nga disa gazetar lokal edhe në telefon ai ka pohuar se çfarë kisha I pohova në Tiranë dhe do të vijojë të ndjek denoncimin që bëra në Tiranë kundër prokurorisë së përgjithshme. S. Gorrica