Del Piero lavdëron Tottin

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero lavdëroi rivalin e tij nga Roma Francesco Totti para ndeshjes së tyre në çerekfinale të Copa Italia të martën.
Totti theu rekordin e golave të shënuar për një klub në Serie A kur me dy golat e tij në fitoren 5-1 ndaj Cesenas u ngjit në kuotën e 211 shënimeve për Giallorossët duke tejkaluar rekordin e suedezit Gunnar Nordhal (210) të vendosur me Milanin në vitet e 50-ta.
“Ajo që ka bërë Francesco është e jashtëzakonshme. 211 gola me fanellën e njëjtë. Ai e meriton” tha Del Piero për mediet italiane.