E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero, lojtari më i preferuar

Alesandro del Piero është lojtari më i preferuar në Serinë A. "Pinturikio" u rendit në krye të një sondazhi të organizuar nga revista e fotografive të futbollistëve, Panini, duke mundur Bufon, Ibrahimoviç, Lavecin dhe Kakanë. Më shumë se 200 mijë persona kanë marrë pjesë në këtë sondazh, duke votuar në faqen zyrtare të kompanisë nga Modena, ose nëpërmjet telefonit. Del Piero ka marrë 9916 vota, duke u renditur përpara shokut të skuadrës te Juventusi, Bufon. Ibrahimoviç ishte i treti mes të preferuarve, përpara Lavecit dhe Kaka.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›