E Shtunë, 31 Tetor 2026

Galiani: Murinjo te Milani? Kurrën e kurrës

Administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galiani, ka theksuar se Hoze Murinjo nuk do të jetë kurrë trajner i kuqezinjve: "Një si Murinjo nuk do të mundet kurrë të stërvitë Milanin, mbi të gjitha sepse e kemi marrë vendimin që kjo skuadër të drejtohet vetëm nga milanistë. Polemikat mes Interit dhe Juventusit? Do të duhet të ulim tonet, këto polemika nuk i bëjnë mirë futbollit tonë". Ndërsa për trajnerin e zikaltërve flitet për një largim të mundshëm në fund të sezonit, vetë Murinjo e ka hedhur poshtë një mundësi të tillë, edhe pse gjatë sqarimit të tij është munduar të lënë një derë të hapur për ndonjë surprizë të mundshme.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›