Del Piero, më i pasuri ndër futbollistët italianë

ASA (Albania Sport Agency) - Alesandro Del Piero vlen 11.5 milionë euro në sezon. 32-vjecari, flamuri bardhezi i Juventusit është një makinë e vërtetë parash.
Del Piero për këtë sezon ka marrë nga Juventusi 4.2 milionë euro, plus 500 mijë euro në formë premiosh. Del Piero, është në pritje të rinovimit të kontratës me "Zonjën e Vjetër" dhe një vend drejtuesi pas përfundimit të karrierës në fushë. Del Piero arkëton nga sponsorit e tij plot 6.8 milionë euro. Në portofolin e kompanive të numrit 10 bardhezi janë emra të tillë si Adidas, Suzuki, Uliveto, Blis dhe IBM. Aleks ka shitur 100 mijë kopje të librit të tij të fundit "10+".