E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del Piero nuk ndalet

Nga Express më 27 mars 2011 në ora 12:50

Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero ka insistuar se nuk planifikon të pensionohet nga futbolli në fund të këtij sezoni.

Së fundmi qarkulluan spekulime se sulmuesi 36 vjeç, i cili ndihmoi Bianconerët të fitojnë pesë tituj në Serie A, mund të përfundojë karrierën e tij gjatë verës, pasi ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij që skadon në fund të këtij sezoni.

Del Piero ka bërë 91 paraqitje për Italinë, duke shënuar 21 gola, por insiston se ende është i gatshëm të vazhdojë të luajë.

Ikona e Juventusit është i vetëdijshëm se do të vijë koha kur duhet ta japë lamtumirën e karrierës së tij të ndritur, mirëpo thotë se kjo kohë ende nuk ka ardhur dhe ai është i përqendruar të luajë.

“Dua të luaj për një kohë të gjatë dhe të jap maksimumin tim. Pastaj do të konsideroj kohën e duhur kur duhet të ndalem së luajturi. Aktualisht mendoj vetëm për të tashmen. Mendimet e mia tani janë vetëm për të luajtur dhe do të shohim se çka ndodh në të ardhmen”, tha Del Piero për Tuttosport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›