E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenis Gjakovic ne gjysmefinale

Tashmë ai është vetëm dy hapa larg fitores së një tjetër trofeu, edhe pse nuk bëhet fjalë për një çmim të madh. Novak Gjokoviç përballoi një rizgjim të David Ferrerit për të fituar çerekfinalen 2-0 me sete dhe për t’u ndeshur në gjysmëfinale me argjentinasin Huan Monako.

Numri 1 i botës e pati të lehtë në setin e parë ndaj spanjollit, duke fituar 6-2, por më tej gjërat u vështirësuan. Ferrer e detyroi serbin të shkonte deri në lojën përcaktuese, taj brejk, por pikërisht këtu raketa numër 1 në planet u tregua tepër i vendosur. Taj brejku u fitua 7-1 dhe krejt ndeshja 2-0.

Në gjysmëfinale arriti edhe një argjentinas. Huan Monako e festoi siç duhet 28-vjetorin duke thyer amerikanin Mardi Fish, madje fare lehtë. Monako u tregua shumë i saktë në shërbimet e para, me 71 për qind sukses dhe kjo i dha fitoren 6-1 e 6-3. Në gjysmëfinalen tjetër do të luajnë spanjolli Rafael Nadal dhe Andi Marrej i Britanisë së Madhe.

Tek femrat, finalja është mes ruses Maria Sharapova dhe polakja Anjezë Radvanska. E para mundi danezen ish-numrin 1 të botës, Karolinë Voznjacki, ndërsa e dytë fitoi ndaj francezes Marion Bartoli.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›