Zhak Rozh në mbrojtje të Bolt
Pas rekordit të pabesueshëm botëror në garën e 100 metrave (9”58), ditët e fundit janë shtuar dyshimet në lidhje me sprinterin xhamajkan .
Por Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozh, në një intervistë dhënë të përditshmes belge “Le Soir”, del në mbrojtje të 23-vjeçarit. “Nuk ka arsye për të dyshuar tek Bolt. Ashtu si të gjithë atletët, ai i është nënshtruar kontrolleve antidoping dhe të gjitha rezultatet kanë dalë negative,”- deklaroi Zhak Rozh.