Del Piero vlen më shumë se 120 milionë euro
Presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli, ka dhënë mendimin e tij për mega-ofertën të cilën i ka bërë Manchester City skuadrës së Milanit, për të fituar shërbimet e Rikardo Kaka, duke thënë se bardhezinjtë nuk do ta lejonin largimin e njeriut kryesor të tyre kryesor për shumë të njëjtë parash. " Nëse Manchester City do të na ofronte 120 milionë euro për Del Pieron? Juventusi nuk do ta lejonte largimin e Del Pieros. Ai është ylli kryesor i skuadrës dhe nuk do të largohej kurrë nga Torino. Ndërsa ne nuk do ta shisnim as për 120 milionë euro", ka thënë Gigli. Këto komente presidenti i Zonjës së Vjetër i ka bërë pasi "Tuttosport" kishte njoftuar se skuadra e David Beckham, LA Galaxy, i ka bërë ofertë agjentit të Del Pieros për ta transferuar kapitenin e Juventusit në Ligën amerikane të futbollit, Mayor Lige Soccer. Ndërkohë "Sky Italia" ka njoftuar se edhe skuadra e Manchester Cityt i është vënë pas ikonës bardhezi, ndërsa tashmë dihet interesimi i tyre për Buffonin. Sido që të jetë legjenda 34-vjeçare nuk do të largohet nga skuadra e tij e zemrës për çdo çmim, së paku deri në verën e vitit 2010, pasi ai dëshiron të jetë pjesë e përfaqësueses së Italisë që do të marrë pjesë në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut.Del Piero është kapiteni dhe legjenda bardhezi ku ka thyer çdo record me Zonjën e Vjetër.Sezonin e kaluar Ale u shpall golashënuesi më I mirë I Serisë A dhe edhe këtë sezon nuk e ka harruar vesin e golit ku golin e fundit e ka shënuar të mërkurrën në Kupën e Italisë në fitoren 3-0 ndaj Katanias.Ky është një ngacmim që I bën presidenti bardhezi kolegëve të tij milanist të cilët duken të gatshëm ta shesin yllin e tyre brazilianin Kaka,gjë të cilën sipas Giglit bardhezinjtë nuk do ta bënin me simbolin e tyre Alex Del Piero.