Del Ponte: Mlladiç ndodhet në Serbi

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës Carla del Ponte ka deklaruar se i akuzuari serb për krime lufte Ratko Mlladiç gjendet në Serbi.
Në një intervistë për mediat serbe Del Ponte thekson se vetëm në Serbi, Mlladiç ka mbrojte të cilën e gëzon falë miqve dhe mbështetësve të tij të shumtë.
Del Ponte ka thënë se është e bindur se qeveria e Serbisë dëshiron të arrestojë Mladiçin por ka problem që ta lokalizojë me kohë.
Mlladiç akuzohet nga Gjykata e Hagës për krime lufte, krim kundër njerezimit dhe genocid në Bosnje dhe Hercegovinë. Mlladiç është i akuzuar edhe për genocid në Srebrenisë më 1995 ku qenë vrarë mbi 7000 burra boshnjakë.